Granit Xhaka u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, babai Ragipi vjen me postim emocionues - Gazeta Express
string(88) "granit-xhaka-u-zgjodh-me-i-miri-i-vitit-ne-zvicer-babai-ragipi-vjen-me-postim-emocionues"

Futboll

Gazeta Express

06/01/2025 10:54

Granit Xhaka u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, babai Ragipi vjen me postim emocionues

Futboll

Gazeta Express

06/01/2025 10:54

Granit Xhaka është zgjedhur mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër në gala mbrëmjen “Sports Awards 2024”.

Ylli kosovar shkëlqeu në 2024-shin me paraqitje mbresëlënëse me Bayer Leverkusenin dhe me Kombëtaren e Zvicrës, shkruan “Gazeta Express”.

Prandaj edhe nuk kishte dyshim se ai do ta zgjidhej më i miri i shtetit “Helvetik”.

E për arritjen e radhës së ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit, s’kish se si të mos ishte krenar babai i tij, Ragip Xhaka, i cili e bëri një postim emocionues në rrjetet sociale.

Siç dihet, Ragip Xhaka do ta kërkojë një ulëse në Parlamentin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku do të kandidojë për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkohë, djali i tij, Graniti, në vitin që e lamë pas e fitoi titullin e parë dhe historik të Bundesligës me Bayer Leverkusenin, si dhe Kupën e Superkupën e Gjermanisë, duke e pasur kështu një sezon për mbamendje, derisa shkoi edhe në finale të Ligës së Evropës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement