Granit Xhaka shënon në fitoren e Arsenalit në derbin ndaj Tottenhamit - Gazeta Express
string(69) "granit-xhaka-shenon-ne-fitoren-e-arsenalit-ne-derbin-ndaj-tottenhamit"

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 15:22

Me i fundit

Granit Xhaka shënon në fitoren e Arsenalit në derbin ndaj Tottenhamit

Sport

Gazeta Express

01/10/2022 15:22

Arsenali po vazhdon me formën e mirë në Premierligë, duke regjistruar fitore edhe në javën e nëntë.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka shënuar fitore në derbin ndaj rivalit lokal, Tottenham Hotspur, të zhvilluar sot në “Emirates Stadium” – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Topçinjtë” e dominuan këtë ndeshje në tërësi, teksa në fund shënuan fitore me rezultatin 3:1.

Granit Xhaka zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë me fanellën e skuadrës londineze. Emri i tij u shënua edhe në listën e golashënuesve sot.

Xhaka e shënoi golin e tretë dhe të rezultatit final, në minutën e 67-të. Dy golat e tjerë u shënuan nga Thomas Partey (20’) dhe Gabriel Jesus (49’).

Golin e vetëm dhe të nderit për Spurs e shënoi Harry Kane (31’) nga pika e penalltisë.

Vlen të theksohet se mysafirët luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 62-të, pasi Emrson u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Gabriel Martinellit.

Arsenali pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, kurse Tottenhami mbetet i treti me 17 pikë. /Gazeta Express/