Granit Xhaka në garë me Haalandin e yjet tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë - Gazeta Express
string(94) "granit-xhaka-ne-gare-me-haalandin-e-yjet-tjere-per-tu-zgjedhur-lojtari-i-muajit-ne-premierlige"

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 15:05

Granit Xhaka në garë me Haalandin e yjet tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Futboll

Gazeta Express

02/10/2025 15:05

Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri.

Ylli kosovar u transferuar gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez, shkruan “Gazeta Express”.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

View this post on Instagram

A post shared by Premier League (@premierleague)

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi.

“Është koha për votën tënde @easportsfc Lojtari i Muajit Shtator”, shkroi Premierliga në faqen e saj zyrtare në rrjetin social, Instagram. /Gazeta Express