Sunderland ka përjetuar disfatën e tretë këtë sezon në Premierligë, duke u mposhtur 1-0 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të xhiros së 12-të.
Ky rezultat vjen pas një ndeshje të ngushtë, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Raul Jimenez në minutën e 84-të.
Një asistim i shkëlqyer nga Samuel Chukwueze dërgoi topin te Jimenez, i cili nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Fulhamit tri pikët e plota.
Granit Xhaka e përfundoi ndeshjen si titullar, por nuk arriti të kontribuonte me asnjë asist apo gol për Sunderlandin, shkruan Gazeta Express.
Me këtë humbje, Sunderland tani ka një bilanc prej pesë fitoreve, katër barazimeve dhe tri humbjeve, duke grumbulluar gjithsej 19 pikë, dhe ndodhet në mesin e tabelës së Premier League.
Nga ana tjetër, Fulhami është katër pikë më pas, gjithashtu në pjesën e mesme të renditjes, duke grumbulluar 14 pikë deri tani. /GazetaExpress/