Granit Xhaka dhe Eros Grezda, në tribuna për ta përkrahur boksierin Florian Marku - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

14/12/2019 11:46

Granit Xhaka dhe Eros Grezda, në tribuna për ta përkrahur boksierin Florian Marku

Sport

Gazeta Express

14/12/2019 11:46

Në mesin e shumë të pranishmëve në Ceshire të Anglisë mbrëmë, në përkrahje të boksierit Florian Marku ishte edhe ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, dhe shqiptari i Rangers, Eros Grezda.

Florian Marku e vazhdoi ecurinë e tij të fitoreve të premten në mbrëmje, kur e mposhti britanikun Nathan Bendon me pikë pas gjashtë rundeve, në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 67 kilogramë, transmeton Gazeta Express.

Shqiptari 27-vjeçar u përball të premten në mbrëmje me britanikun 26-vjeçar, në kuadër të eventit “Ultimate Boxxer 6: Heavyweight”.

Ky meç i mbajtur në Altrincham të Ceshire të Britanisë së Madhe i solli në sallë shumë shqiptarë, të cilët e shfaqnin mbështetjen e vet të plotë për shqiptarin Florian Marku. Në mesin e këtyre personave ishte edhe Granit Xhaka dhe Eros Grezda

Marku e dëshmoi se është më i fortë sesa britaniku duke e dominuar të gjithë ndeshjen dhe duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, 60:55, pas gjashtë rundeve.

Kjo fitore e vazhdoi ecurinë e mirë të boksierit shqiptar, i cili tashmi ka fituar gjashtë ndeshje radhazi, prej të cilave katër i ka mbyllur me nokaut. /Gazeta Express/