Granit Xhaka del me një mesazh të fortë pas ndeshjes kundër Serbisë
Sport
Gazeta Express
04/12/2022 14:53
Granit
Xhaka ka bërë një tjetër postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”.
Në
fitoren jashtëzakonisht të rëndësishme 3-2 të Zvicrës ndaj Serbisë, mesfushori
nga Kosova ishte cak i provokimeve të vazhdueshme, shkruan Gazeta Express.
30-vjeçari
reagoi edhe në fushë me një gjest, që nuk kaloi pa u komentuar.
Megjithatë,
Xhaka duket se nuk është i fokusuar te komentet rreth tij.
“Ata
që përqendrohen më mirë janë relativisht imun ndaj turbulencave emocionale”,
shkroi mesfushori i Arsenalit.
Ai përdori edhe fjalinë me “hashtag”: “#writeyourstory”, që i bie “shkruani historinë tuaj”.