Avokatët Ahmet Gjinovci dhe Skënder Gojani e dy të dyshuarve, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt, s’janë deklaruar për media pas seancës së parë dëgjimore ku para gjykatës doli edhe bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli.
Gojani njoftoi vetëm që klienti i tij, Granit Plava, është mbrojtur në heshtje, raporton T7.
“Ne i paraqitem pretendimet tona, tash pritet vendimi”, ka thënë shkurt njëri nga avokatët, derisa refuzuan të flasin më gjatë para gazetarëve.
Ndërkaq, Naim Murseli i është shmangur mediave dhe ka hyrë në gjykatë nga një hyrje tjetër.