Granit Pacolli po e drejton derbin e Ligës së Parë, Vushtrria – Trepça - Gazeta Express
string(67) "granit-pacolli-po-e-drejton-derbin-e-liges-se-pare-vushtrria-trepca"

Futboll

Gazeta Express

01/11/2025 13:44

Granit Pacolli po e drejton derbin e Ligës së Parë, Vushtrria – Trepça

Futboll

Gazeta Express

01/11/2025 13:44

Gjyqtari Granit Pacolli është duke e drejtuar derbin e Ligës së Parë, mes Vushtrrisë dhe Trepçës, që po zhvillohet në “Ferki Aliu”.

Pacolli po e referon ndeshjen e madhe të Ligës së Parë, ndonëse ishte raportuar se ishte suspenduar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme ishte raportuar se gjyqtari Pacolli dhe kolegu i tij, Genc Nuza ishin suspenduar nga FFK-ja për katër xhiro.

Derisa Pacolli po udhëheq derbin e Ligës së Parë, për Nuzën ende nuk ka vendim zyrtar nga FFK-ja, edhe pse po qarkullonin lajme për suspendimin e tij.

Gjatë ditës së djeshme, FFK-ja publikoi vendimet e marra nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, ku e pësoi Gjilani me disa dënime, për ndeshjen ndaj Dukagjinit, ku gjyqtar kryesor ishte Genc Nuza.

Gjilani u dënua me 1200 euro gjobë, si shkak i lëshimeve në organizimin e ndeshjeve, pasi zyrtarë të klubit kanë ofenduar zyrtarët e ndeshjes gjatë dhe pas ndeshjes.

Sekretari i Gjilanit, Mirand Avdiu është dënuar me dy ndeshjes mosushtrim të detyrës, për ofendime ndaj Nuzës.

Për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarit kryesor, është dënuar me dy ndeshje edhe një zyrtar i Gjilanit. Bëhet fjalë për Adonis Malokun, përfaqësues i sigurisë te Gjilani./GazetaExpress/