Granit Jashari e kalon me sukses operimin - Gazeta Express
string(41) "granit-jashari-e-kalon-me-sukses-operimin"

Granit Jashari e kalon me sukses operimin

Sport

Gazeta Express

02/04/2024 23:27

Granit Jashari e ka kaluar me sukses operimin, ka njoftuar KF Llapi.

Qendërmbrojtësi kishte pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Malishevës, e vlefshme për javën e 25-të në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Klubi nga Podujeva bëri të ditur gjithashtu se gjendja e 25-vjeçarit tashm është stabile.

Ai është vizituar nga trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, dhe drejtori sportiv i tyre, Mentor Zhdrella, të cilën i ofruan Jasharit mbështetje maksimale, duke i dëshiruar rikthimin sa më të shpejt në fushë.

Njoftimi i plotë nga klubi i Llapit:

“𝐆𝐫𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐚𝐫𝐢 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐮𝐧𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧

Qendërmbrojtësi ynë, Granit Jashari e ka përfunduar me sukses operimin pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e 25-të kampionle ndaj Malishevës (rupturë e ligamentit ACL dhe dëmtim i meniskut).

Operimi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga Dr. Qerim Kida në Spitalin “Royal Medical”

Pas operimit, futbollisti Jashari e ka gjendjen stabile dhe atë e kanë vizituar Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella dhe kryetrajneri Tahir Batatina.

Drejtori Sportiv dhe Kryetrajneri e kanë mbështetur “Granden” maksimalisht në këtë sfidë të pa pritur për të dhe kanë i kanë dëshiruar rikthim sa më të shpejtë në fushë.

Me karakterin e madh që posedon, pa dyshim që Graniti do rikthehet edhe më i fortë se kurrë më parë

Shërim të shpejtë Grande”. /Gazeta Express/