Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, garon për të bronztën - Gazeta Express
string(77) "grand-slam-i-baku-loriana-kuka-mposhtet-ne-gjysmefinale-garon-per-te-bronzten"

Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, garon për të bronztën

Sporte tjera

Gazeta Express

06/11/2022 11:23

Loriana Kuka është mundur në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare u mund nga holandezja, Natascha Ausma, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një waza-ari i hershëm nga Ausma bëri që në fund ta fitonte lojën.

Kuka tentoi deri në momentet e fundit për ta fituar ndeshjen, por nuk ia doli.

Loriana Kuka e kaloi raundin e parë pa luftë, teksa në të dytin triumfoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.

Në çerekfinale, Kuka eliminoi me dy ëaza-ari xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.

Kujtojmë se të premten, Nora Gjakova arriti të stolisej me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.