Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi në finale, ia siguron Kosovës një medalje - Gazeta Express
string(79) "grand-prix-i-zagrebit-distria-krasniqi-ne-finale-ia-siguron-kosoves-nje-medalje"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2022 13:55

Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi në finale, ia siguron Kosovës një medalje

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2022 13:55

Paraqitjet fantastike të Distria Krasniqit në Grand Prix e Zagrebit po vazhdojnë.

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale triumfoi me waza-ari ndaj xhudistes izraelite, Gefen Primo, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kështu, kampionia olimpike kualifikohet në finalen e Grand Prix të Zagrebit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kualifikimin në gjysmëfinale, Distria e arriti pasi mposhti në çerekfinale xhudisten nga Mongolia, Khorloodoi Bishrelt.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan.

Kujtojmë se sot po garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe momentalisht gjendet në raundin e tretë. /Gazeta Express/