Distria Krasniqi ka arritur me sukses të kalojë në raundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë në Grand Prix që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja kosovare ishte më e mirë se ajo qipriote, Sofia Asvesta duke e mposhtur me waza-ari, shkruan Gazeta Express.
Në raundin e dytë, kampionia olimpike do të ketë punë me xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.
Kujtojmë se sot garon edhe Flaka Loxha në kategorinë deri në 57 kilogramë, teksa në raundin e parë kaloi pa luftë. /Gazeta Express/
Laboratori Cambridge ofron D-DIMER ose RAPID COVID TEST – PA PAGESË për të gjithë pacientët që kryejnë një shërbim...