Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi e fiton medaljen e argjendtë, në finale u mposht nga xhudistja japoneze - Gazeta Express
string(109) "grand-prix-i-zagrebit-distria-krasniqi-e-fiton-medaljen-e-argjendte-ne-finale-u-mposht-nga-xhudistja-japoneze"

Grand Prix i Zagrebit: Distria Krasniqi e fiton medaljen e argjendtë, në finale u mposht nga xhudistja japoneze

Sport

Gazeta Express

15/07/2022 18:20

Një tjetër medalje e argjendtë është shtuar në sirtarin e xhudistes Distria Krasniqi.

Garuesja jonë arriti që sot ta rrëmbej të argjendtën në Grand Prix-in e Zagrebit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Distria në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë pësoi humbje nga japonezja, Utta Abe.

Deri në finale, ajo erdhi pasi triumfoi në gjysmëfinale ndaj izraelites Gefen Primo, me waza-ari.

Në çerekfinale, Krasniqi eliminoi mongolezen, Khorloodoi Bishrelt.

Paraprakisht, në raundin e dytë, Distria Krasniqi mposhti me IPPON xhudisten zvicerane, Binta Ndiaye.

Ndërkohë, në raundin e parë e kaloi lehtësisht xhudisten qipriote, Sofia Asvestan. /Gazeta Express/