Gramshi nën flakë për të dytën ditë, 39 banesa të djegura, situata mbetet kritike - Gazeta Express
string(79) "gramshi-nen-flake-per-te-dyten-dite-39-banesa-te-djegura-situata-mbetet-kritike"

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 10:28

Gramshi nën flakë për të dytën ditë, 39 banesa të djegura, situata mbetet kritike

Shqiperi

Gazeta Express

13/08/2025 10:28

Situata nga zjarret në Gramsh vijon të jetë kritike edhe këtë të mërkurë, me disa vatra aktive që kanë përfshirë fshatra të ndryshëm dhe po rrezikojnë përhapje të mëtejshme.

Aktualisht, situata më alarmante është në fshatin Menkollar, ku forcat zjarrfikëse, ushtria, banorë vullnetarë dhe dy helikopterë po punojnë për të frenuar përparimin e flakëve drejt fshatit Nartë. Po ashtu, janë riaktivizuar vatra në Skënderbegas, pranë gjimnazit të fshatit, si dhe në zonat përreth fshatrave Ermenj dhe Koshnicë, ku flakët po afrohen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përhapen drejt prefekturës së Korçës.

Zjarre aktive janë raportuar edhe në Dushk, ku digjen sipërfaqe pyjore dhe kullota, si dhe në zonën mbi fshatin Kodovjat, ku situata është më e qëndrueshme, por mbetet nën vëzhgim të forcave në terren.

Sipas të dhënave nga Njësia Administrative, bilanci paraprak flet për 39 banesa të djegura:

Kullollas: 15

Skënder: 8

Harunas: 5

Bletës: 5

Shimer: 3

Zenelaj: 3