Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton për një rritje të fortë të importit të drithërave në vend gjatë vitit 2024 pas një rënie graduale gjatë viteve të fundit.
Mësohet se Shqipëria importoi rreth 338 mijë ton drithëra gjatë kësaj periudhe, ku pjesën kryesore e zë gruri dhe më pas misri, etj.
Ndërkohë, sipas tëd hënave të konsultuara nga Skyweb.al, kjo rritje e importit më shumë se më një rritje të lehtë të konsumit të përgjithshëm në vend gjatë kësaj periudhe, rritet me rënien drastike të prodhimit të drithërave në Shqipëri.
INSTAT raporton se gjatë 2024 Shqipëria prodhoi rreth 650 mijë ton drithëra (shih grafikun), ndërkohë që një vit më parë kishte prodhuar rreth 701 mijë ton.
Nga analiza e shifrave e bërë prej Skyëeb.al, rezulton se diferenca minus 51 mijë ton nga 2023 në 2024 te drithërat, lidhet drejtpërdrejt me mungesën e prodhimit të grurit.
Në 2023 Shqipëria prodhoi rreth 234 mijë ton grurë, kurse në 2024 kjo shifër ra në 181 mijë ton. Ndërkohë, dhjetë vite më parë, në 2024, Shqipëria prodhoi 280 mijë ton grurë.
Rënia drastike e prodhimit lidhet me një serë faktorësh, siç janë emigracioni i lartë, por edhe problemet e mëdha, me të cilat përballen fermeret, siç janë kostot e shtuara dhe mungesa e tregut.
Aktualisht, importi i madh i drithërave dhe sidomos grurit, ka ulur ndjeshëm çmimin në rreth 3500 lekë për kuintal duke shkatërruar çdo iniciativë të fermerëve vendas për të mbjellë grurë për shkak të kostove të larta dhe mungesës së subvencioneve, ndryshe nga konkurrentët e tyre në rajon, të cilët arrijnë ta fusin prodhimin e tyre në tregun shqiptar me një çmim më të leverdisshëm për konsumatorët./skyweb.al