Graciano rrëfen pse u largua pa takuar banorët: Fitues i Big Brother VIP 3 është Juli! - Gazeta Express
string(84) "graciano-rrefen-pse-u-largua-pa-takuar-banoret-fitues-i-big-brother-vip-3-eshte-juli"

TV/Film

Gazeta Express

21/02/2024 22:24

Graciano rrëfen pse u largua pa takuar banorët: Fitues i Big Brother VIP 3 është Juli!

TV/Film

Gazeta Express

21/02/2024 22:24

Graciano është i eliminuari nga Big Brother VIP 3 natën e sotme.

I pyetur se pse nuk takoi asnjë nga banorët pas largimit nga Shtëpia, Graciano u shpreh se është një person emocional që kreu veprime emocionale ndaj nuk donte ti takonte.

Lexo Edhe:

Por kush do ta fitojë, sipas mendimit të tij, Big Brother? Graciano thotë Juli. Sipas balerinit, loja e aktorit është shumë e rafinuar.

Graciano: Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë.

Ledioni: Ishe shumë i lezetshëm aty brenda për hirë të së vërtetës.

Graciano: Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët.

Ledioni: Ti del nga një televotim i fortë, por ka edhe nga ata brenda shtëpisë si Juli që thonë se ti e harxhove të gjithë municionin tënd.

Graciano: Po, ndoshta. Por doja ti dilja ballë çdo situate. E kuptova mirë çfarë banorët po bënin dhe mendova se kisha të drejtë të luftoja me secalin. Kjo nuk ka qenë rruga e duhur dhe ja ku jam, por realisht e shijova shumë këtë gjë.

Ledioni: Për çfarë do të të marrë malli më shumë?

Graciano: Për çdo sekondë në atë shtëpi, është me fat kushdo që është aty brenda dhe këtë e kam thënë përherë. Do të më marrë malli për emocionet, për debatet, për Romeon, për Eglën…

Arbri: Sipas mendimit tënd kush e fiton Big Brother?

Graciano: Është shumë herët për ta thënë, por loja e Julit është e rafinuar shumë.

Arbri: Juli domethënë?

Graciano: Deri tani mendoj se loja e Julit është në shina dhe shumë e kontrolluara.