Graciano “ngacmon” Romeon: Më mirë të ishe lidhur me Erjolën - Gazeta Express
string(57) "graciano-ngacmon-romeon-me-mire-te-ishe-lidhur-me-erjolen"

Graciano “ngacmon” Romeon: Më mirë të ishe lidhur me Erjolën

TV/Film

Gazeta Express

03/05/2024 20:46

Pasditja e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka vazhduar me debate të forta mes Romeos dhe Gracianos.

Por situata degradoi në tone të larta në momentin kur ky i fundit i tha Romeos se do të ishte më mirë të lidhej me Erjolën sesa me Heidin. Kaq ka mjaftuar që shtëpia të ndizet në debate, ku u përfshinë edhe banorët e tjerë, ndërsa Erjola reagonte e revoltuar nga deklarata e balerinit.

Lexo Edhe:

Pjesë nga debati:

Graciano: Do ishe nderuar më mirë po të ishe lidhur me Erjolën sesa me Heidin

Erjola: O idiot.

Romeo: Çfarë the ti mo?

Graciano: Do ishte më origjinale gjëja.

Erjola: Po ti merr mendtë e saje asaj (referuar Eglës).

Graciano: Është mendimi im.

Erjola: Çfarë mendimi more. Nuk jam çopë leçke. Çfarë janë këto mendime?

Graciano: Unë them si marrëdhënie do iu shihja më mirë bashkë. Çfarë problemi ka këtu? Unë nuk po të përdor ty. Po them që do ishte marrëdhënia më e shëndetshme, meqë e shoh në sytë e atij, kaq.

Romeo: Si nuk të vjen turp? Çfarë deklaratash bën?

Graciano: Pse shqetësoheni kaq shumë?