Graciano ngacmon Heidin: Si t’u duk që nuk të përshëndeti Donaldi - Gazeta Express
string(63) "graciano-ngacmon-heidin-si-tu-duk-qe-nuk-te-pershendeti-donaldi"

TV/Film

Gazeta Express

18/04/2024 20:34

Graciano ngacmon Heidin: Si t’u duk që nuk të përshëndeti Donaldi

TV/Film

Gazeta Express

18/04/2024 20:34

Teksa banorët u mblodhën të gjithë mbrëmjen e djeshme në living, për të lexuar mesazhet e ardhura nga familjarët, dashamirësit e tyre dhe jo vetëm në ‘Big Love’, Romeo u surprizua nga Donaldi me një mesazh tepër emocionues.

Ajo që u pa në mesazh gjë e cila është vënë re dhe nga banorët e tjerë, ishte fakti që Heidi nuk u përmend asgjëkundi.

Lexo Edhe:

E megjithatë Heidi nuk ka mundur ti shpëtojë pyetjes së Gracianos, i cili e ka pyetur ditën e sotme se si ajo u ndje teksa pa që Donaldi nuk e përmendi askund.

Heidi u shpreh se për të nuk ka asnjë problem dhe është diçka shumë normale, sepse në fund të fundit ajo i njeh të afërmit e Romeos dhe për më tepër i ka takuar prindërit e tij nga afër.

“Është super normale. S’kam gojë fare me fol sepse i kam njohur shoqërinë, familjen, e kam kuptuar që janë në siklet sepse duhet të shikosh dhe pak nga jashtë çfarë bëhet.”- shprehet Heidi.