Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje ka ndodhur një rast i grabitjes në fshatin Dobratin të Graçanicës.
Atje disa persona kanë hyrë në objektin e një firme private dhe ia kanë vjedhur 200 euro rojës.
Po ashtu ata kanë marr edhe 2500 euro nga një dollap.
Rasti po hetohet.
“GRABITJE- Fsh. Dobratin, Graqanicë 09.07.2025 – 00:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës (roje në një firmë private) aty kanë hyrë dy të dyshuar të panjohur, të maskuar, njëri me pistoletë në dorë e kanë lidhur viktimën me një rripë lëkure dhe nga ai kanë marrë kuletën në të cilën kishte dokumente personale dhe rreth 200 € para të gatshme. Po ashtu të dyshuarit, pasi kanë hapur me forcë një dhomë tjetër kanë marrë nga dollapi rreth 2500€ para të gatshme dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime.”