Grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë – Policia arreston një të dyshuar - Gazeta Express
string(76) "grabitje-nen-kercenimin-e-armes-ne-prishtine-policia-arreston-nje-te-dyshuar"

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 10:24

Grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë – Policia arreston një të dyshuar

Lajme

Gazeta Express

22/01/2025 10:24

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për një rast të grabitjes në Prishtinë, ku një personi i janë vjedhur paratë nga dy të dyshuar, shkruan Gazeta Express.

Nga PK-ja është bërë e ditur edhe se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

‘‘GRABITJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Enver Maloku, Prishtinë  21.01.2025 –12:10. Dyshohet se nën kërcënimin e armës viktimës f/k, i ’u kanë grabitur një shumë e parave nga dy të dyshuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar m/k, dhe tek i njëjti  është gjetur një armë dhe disa para të cilat  janë sekuestruar  si provë materiale lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement