string(53) "grabitje-me-arme-ne-nje-pompe-te-derivateve-ne-drenas"

Lajme

Gazeta Express

21/09/2021 10:15

Grabitje me armë në një pompë të derivateve në Drenas

Lajme

Gazeta Express

21/09/2021 10:15

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje me armë në një pompë të derivateve në Drenas, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë, i dyshuari ka njoftuar se dy persona me maska anti-Covid nën kërcënimin e armës ia kanë grabitur 200 euro.

Policia është duke e hetuar rastin.

“Drenas,20.09.2021 – 22:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska anti  Covid. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri  nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

aaaaa