Grabitje e armatosur në Prishtinë – Policia jep detaje - Gazeta Express
string(52) "grabitje-e-armatosur-ne-prishtine-policia-jep-detaje"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2025 17:04

Grabitje e armatosur në Prishtinë – Policia jep detaje

Lajme

Gazeta Express

13/02/2025 17:04

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se, policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

‘‘Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.

Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar’’, ka thënë policia. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement