string(63) "grabitja-ne-suhareke-pese-te-pandehurit-deklarohen-te-pafajshem"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:37

Grabitja në Suharekë: Pesë të pandehurit deklarohen të pafajshëm

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 12:37

Kanë dalë para trupit gjykues Bujar Basha, Leutrim Cakolli, Trim Baraku, Besart Istrefi dhe Korab Gashi, në lidhje me grabitjen e argjendarisë më 22 nëntor të vitit 2023.

Në seancën fillestare, fillimisht u lexua aktakuza nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Genc Nixha.

Pas leximit të aktakuzës, të pandehurit nuk e pranuan fajin për grabitje, ndërsa Besart Istrefi dhe Trim Baraku e pranuan fajin për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Pasi të pandehurit Istrefi dhe Baraku pranuan fajësinë për armëmbajtje pa leje, prokurori kërkoi që kjo deklaratë të pranohet nga gjykata.

“Propozoi që gjykata ta pranojë fajësinë për këtë pikë,” – tha prokurori gjatë seancës.

Për këtë, gjykata deklaroi se pranimi i fajësisë nga ana e të pandehurve Baraku dhe Istrefi është bërë në mënyrë vullnetare dhe, për rrjedhojë, u pranua.

Sipas aktakuzës, dëmi i shkaktuar të dëmtuarve arrin vlerën e rreth 133 mijë eurove.

aaaaa