Një rast i grabitjes ka ndodhur dje në Pejë rreth orës 18:30 në rrugën Konstantini i Madh ku viktimë ishte një femër kosovare.
Viktima ka raportuar se grabitësi me anë të pistoletës iu afrua dhe ia ka grabitur çantën e krahut në të cilën raportoi se kishte 6-7 euro.
Autoritetet e rendit janë njoftuar për rastin teksa policia është në hetim për gjurmimin e autorit i cili është larguar në drejtim të panjohur.
Raporti policor:
Rr. Konstantini i Madh, Pejë 02.01.2025 – 18:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se një person i maskuar pasi i ka drejtuar pistoletën i ka grabitur çantën e krahut, në të cilën kishte 6-7 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...