GPS në veturë, Vehbi Kajtazi live në Pressing: Dyshohet se i përket AKI-së, është pajisje vëzhguese e përgjuese - Gazeta Express
string(108) "gps-ne-veture-vehbi-kajtazi-live-ne-pressing-dyshohet-se-i-perket-aki-se-eshte-pajisje-vezhguese-e-pergjuese"

Lajme

Gazeta Express

31/10/2024 21:10

GPS në veturë, Vehbi Kajtazi live në Pressing: Dyshohet se i përket AKI-së, është pajisje vëzhguese e përgjuese

Lajme

Gazeta Express

31/10/2024 21:10

Gazetari Vehbi Kajtazi deklaroi sonte në Pressing se GPS-i që u gjet i vendosur në veturën e tij dyshohet se i përket AKI-së. Sipas tij, pajisja në fjalë është vëzhguese dhe përgjuese.

Gazetari Kajtazi, tha se “regjimi” ka futur gazetarët si subjektë të përndjekjes dhe hetimit.

Lexo Edhe:

“Ky regjim ka futur gazetarët si subjekte të përndjekjes dhe hetimit sepse ne nuk i pëlqejmë rëgjimit për shkak të aryre që flasim dhe atyre që shkruajmë dhe ekspozimit të korrupsionit, krimit, që i bëjmë kësaj qeverie. Intensifikimi i përgjimit ka ndodhur në momentin që kam publikuar bisedën e fundit të Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojiçiq…po flasim për hetim të paligjshëm sepse s’ka vendim të Gjykatës Supreme për këtë çështje”, tha Kajtazi sa i përket deklaratave të tij se është duke u hetuar paligjshëm.

Ai tha se pajisja u gjet kur e dërgoi veturën për kontrollim teknik.

“Gjatë kontrollit të veturës njëri nga punëtorët e ka vërejtë që në anën e majtë të rrotës është i vendosur një mjet që dukej i dyshimtë…Shihej që ishte GPS, kjo pajisje e cila i përket institucioneve ligjzbatuëse të Kosovës”, tha Kajtazi në Pressing, transmeton Express.

“Dyshohet që i përket AKI-së”, shtoi Kajtazi për GPS-in në fjalë.

“Është pajisje përgjuese dhe vëzhguese, ka kapacitet për incizim ambiental. Nëse telefonin e ki të lidhur në veturë atëherë dëgjohet në vazhdimësi dhe regjistrohet nga kjo pajisje”, deklaroi Kajtazi.