Gotze planifikon të largohet nga Gjermania - Gazeta Express
string(42) "gotze-planifikon-te-largohet-nga-gjermania"

Gazeta Express

01/04/2020 16:00

Gotze planifikon të largohet nga Gjermania

Gazeta Express

01/04/2020 16:00

Mesfushori ofanziv gjerman synon të luajë në njërën prej ligave më të forta evropiane

Mario Gotze dëshiron të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë verës që vjen.

Lexo Edhe:

Ylli gjerman është i vendosur për ta kërkuar një sfidë të re në një vend tjetër të Evropës.

Natyrisht, 27 vjeçari synon të luajë në njërën prej top ligave evropiane, njofton tabloidi gjerman “Sport Bild”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi gjerman nuk ka qenë protagonist tek Verdhezinjtë këtë sezon.

Ai i ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Për këtë, ish-futbollisti i Bayern Munichut po e kërkon një klub ku do të mund të luante në vazhdimësi. /Gazeta Express/