Gorani për Abazoviqin: Edhe po të dojë t’i bëhet tifoz Serbisë, nuk e pranon vet Serbia - Gazeta Express
string(86) "gorani-per-abazoviqin-edhe-po-te-doje-ti-behet-tifoz-i-serbise-nuk-e-pranon-vet-serbia"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2024 21:13

Gorani për Abazoviqin: Edhe po të dojë t’i bëhet tifoz Serbisë, nuk e pranon vet Serbia

Lajme

Gazeta Express

17/06/2024 21:13

Analisti Dukagjin Gorani duke komentuar deklaratën e ish-kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që tha se do “të jetë në stadium për ta mbështetur Serbinë në ndeshjen me Anglinë”, Gorani u shpreh se Serbia nuk e pranon atë të bëhet tifoz i tyre.

“Unë mendoj që Dritan Abazoviq e ka marrë një qëndrim që ai vetën e sheh nga prizma e qytetarisë, e sheh si individ që jeton në Mal të Zi që ka bindje të caktuara, mirëpo ato nuk ndërlidhen dosido me identitetin e tij etnik…”, tha Gorani më tej.

Lexo Edhe:

“Të jesh tifoz i Serbisë, në radhë të parë të pamundësohet nga ana e vetë Serbisë, njeriu nuk mundet. Njeriu s’mundet me qenë tifoz i një shteti që vetën mundohet me përjetu si një klub ekskluziv vetëm i një etnie e mbi atë i vetëm një religjioni”, tha Gorani.

“Ideja e nocionit të kombit te serbët nuk lejon hapësirë për ndonjë joserb me përkrah”, tha Gorani në Pressing, transmeton Express.