Google ka lançuar Bard, chatbot-in e
inteligjencës artificale që do të rivalizojë ChatGPT të OpenAI.
Chatbot-i i ri do të jetë i disponueshëm vetëm
për një numër të caktuar
përdoruesish në SHBA dhe Mbretërinë e
Bashkuar të cilët duhet të jenë 18 vjeç. Sipas gjigandit të teknologjisë, me
kalimin e kohës platforma do të zgjerohet me më shumë përdorues, vende dhe
gjuhë të ndryshme.
Bard është krijuar në mënyrë të tillë që
përdoruesit mund të hyjnë menjëherë në Search për të kontrolluar përgjigjet e
tyre apo të eksplorojnë burime në rrjet. Duke klikuar “Google it” mund të
shihen sugjerimet për pyetjet dhe Search
do të hapë një dritare të re ku mund të shihen rezultatet dhe të kërkohet më
tepër.
Por Google ka njoftuar se Bard ka “kufizimet”
e veta sepse mund të shpërndajë keqinformim dhe shtrembërim të fakteve.
Kjo vjen për shkak se ‘mëson’ nga
informacionet e botës reale ku këto probleme
ekzistojnë dhe është e mundur që stereotipet dhe informacionet e
pavërteta të shfaqen në përgjigjet e tij.