Google reagon “me zemërim” pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome - Gazeta Express
string(71) "google-reagon-me-zemerim-pas-raportimeve-se-do-te-duhet-te-shese-chrome"

AutoTech

Gazeta Express

20/11/2024 14:30

Google reagon “me zemërim” pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

AutoTech

Gazeta Express

20/11/2024 14:30

Google ka thënë se do të dëmtojë konsumatorët dhe bizneset nëse detyrohet të shesë Chrome, shfletuesin më të njohur të internetit në botë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DD) do t’ia propozojë masën një gjyqtari të mërkurën, ka raportuar Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Lexo Edhe:

DD nuk ka komentuar mbi raportin – por Google e ka bërë të qartë se është një propozim që e kundërshton.

“DD vazhdon të shtyjë një agjendë radikale që shkon përtej çështjeve ligjore në këtë rast”, citohet të ketë thënë ekzekutivi i Google, Lee-Anne Mulholland në një deklaratë.

Nga Google gjithashtu thuhet se do të kërkohet të vendosë masa të reja rreth Inteligjencës Artificiale, sistemit operativ Android dhe përdorimit të të dhënave.

Chrome është shfletuesi më i përdorur në mbarë botën – me gjurmuesin e trafikut në internet Similarweb që vendosi pjesën e tij të tregut global në 64,61% në tetor.