Google ia shton sistemit të përkthimit edhe pesë gjuhë të tjera - Gazeta Express
string(63) "google-ia-shton-sistemit-te-perkthimit-edhe-pese-gjuhe-te-tjera"

Gazeta Express

28/02/2020 19:09

Google ia shton sistemit të përkthimit edhe pesë gjuhë të tjera

Gazeta Express

28/02/2020 19:09

Google tha se sistemi i tij i përkthimit online ka shtuar pesë gjuhë të reja: tatare, turkmene, ujgure, kinyarvanda dhe odia.

Gjiganti i internetit, me seli në SHBA, tha se me gjuhët e reja, sistemi i përkthimit të menjëhershëm në kompjuterë dhe pajisje mobile tani përfshin 108 gjuhë.

Lexo Edhe:

Google tha se këto pesë gjuhë kanë paraqitur në veçanti problem, për shkak të mungesës së përkthimeve online në ato gjuhë.

Ky ëstë shtimi i parë që bëhet pas katër vjetësh.

Gjuha ujgure është zyrtare në rajonin veriperëndimor të Kinës, Ksinjiang.

Gjuha turkmene është zyrtare në Turkmenistan – shtet në Azinë Qendrore, ndërsa ajo tatare në Republikën e Tatarstanit, që ndodhet brenda Federatës Ruse.

Odia flitet në shtetin indian Odisha, kurse kinyarvanda është gjuhë zyrtare e shtetit afrikan të Ruandës.