Google do të investojë 740 milionë dollarë në Australi - Gazeta Express
string(54) "google-do-te-investoje-740-milione-dollare-ne-australi"

AutoTech

Gazeta Express

16/11/2021 20:02

Google do të investojë 740 milionë dollarë në Australi

AutoTech

Gazeta Express

16/11/2021 20:02

Google ka njoftuar se do të investojë 740 milionë Dollarë në Australi gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky është investimi më i madh i gjigantit të teknologjisë amerikane në vend deri më sot.

Google thotë se paratë do të përdoren për të ndërtuar një qendër kërkimore, për të rritur kapacitetin e saj kompjuterik dhe për të financuar partneritete me organizatat lokale. Sipas të dhënave të deritanishme, lëvizja e radhës e kompanisë do të quhet Iniciativa e së Ardhmes Dixhitale dhe pritet që të krijohen rreth 6 mijë vende të reja pune.

Shefi i Google, Sundar Pichai, gjatë prezantimit të nismës tha se Australia mund të ndihmojë në udhëheqjen e valës së ardhshme të inovacionit në botë. Nga ana tjetër drejtuesit e vendit kanë thënë se vendimi i Google për të investuar do të ketë përfitime të mëdha dhe do të ketë një rimëkëmbje ekonomike.