Google Chrome shpejt do ju kursej para nga faturat e juaja në internet - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

24/04/2021 1:19

Google Chrome shpejt do ju kursej para nga faturat e juaja në internet

AutoTech

Gazeta Express

24/04/2021 1:19

Google duket se do të përgatitet për të hapur një brend të ri në Chrome që do ju ndihmojë përdoruesve  për të kursyer para për çdo blerje në internet.

Kjo cilësi e Google Chrome do të jetë jashtëzakonisht e dobishme që do ju kursejë para nga blerja në internet. Siç raporton Android Police, firma Mountain View ka filluar të krijojë një pajisje tepër të përdorshme për blerje tek përdoruesit e Chrome në telefona mobile, e cila do të instalohet në “update”-in e fundit.

Kursimi i parave do t’i lejojë përdoruesit e Chrome që të përcjellin çmimet dhe të marrin lajmërime për oferta specifike që do të hapën në shfletuesin e mobilit.

Cilësia e re e Chrome është më e përshtatshme për telefonat Android.

Për përdoruesit e këtyre telefonave do të jetë tepër e dobishme pasi që ata do të mund të përcjellin çmimet edhe të palëve të treta madje edhe në dekstop.

Nëse kjo cilësi tashmë është gati për ju, ju do të jeni në gjendje që ta shihni atë në “tab overview page” duke klikuar për ta hapur Menun, transmeton GazetaExpress.  

Nëse e keni opsionin “Track Prices” gati ju mund të zgjidhni dy nga këto opsione – – tracking prices on tabs, ku ju do të shikoni rënien e çmimeve dhe “getting alerts” kur çmimet lirohen.

Nëse nuk e shihni këtë opsion të Chrome në Android atëherë ju mund ta kërkoni:  chrome://flags/#enable-tab-grid-layout.

Në këtë faqe ju duhet t’ia bëni “enable price notifications” në sektorin Tab Grid Layout.

Cilësia e re e Chrome deri me tani është e limituar në mobil për ata që kanë version 90.

Duhet të prisni kur Google e përfundon shpërndarjen e kësaj cilësia për kursim parash në të ardhmen e afërt.

Shpalosja e kësaj cilësie është parë si një ngushëllim për aplikacionin “Google Shopping”.

Në fillim të këtij muaji ishte shpalosur “Google Shopping app” – e cila i ndihmon përdoruesit për të parë çmimet dhe mallrat që ju interesojnë – por ajo u mbyll.

Kjo pasi që përdoruesit e aplikacionit kishin marrë një mesazh gabim që i këshillonte ata të “blejnë në web”, kurse Mountain View ka konfirmuar se aplikacioni për iOS dhe Android do të jetë në pritje.

Google tani thotë se aplikacioni do të vazhdojë të punojnë kurse do të përfundojë tërësisht në qershor.

“Brenda javëve të ardhshme, ne nuk do ta mbështesim më aplikacionin Shopping. Të gjitha funksionet e aplikacionit tani do të jenë të gatshme në pullën Shopping tab”, ka thënë një zëdhenës i Google.

“Ne do të vazhdojmë të prodhojmë cilësi të tjera brenda Shopping tab dhe pjesë tjera të Google, përfshirë Google app, që do ja lehtësojë njerëzve të zbulojnë shitore dhe produktet që ata dëshirojnë”. /GazetaExpress/