Gonzato: Progresi në sundimin e ligjit, kryesor në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE - Gazeta Express
string(88) "gonzato-progresi-ne-sundimin-e-ligjit-kryesor-ne-procesin-e-pranimit-te-shqiperise-ne-be"

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2025 22:07

Gonzato: Progresi në sundimin e ligjit, kryesor në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2025 22:07

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në prezantimin e projektit EU4LEA – Faza II.

Ky program mbështet sundimin e ligjit në Shqipëri duke forcuar kapacitetin e vendit për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe krimin financiar.

Gjatë katër viteve të ardhshme, me një buxhet prej 10,2 milionë eurosh, të zbatuar nga Ministria e Brendshme e Italisë, CIVIPOL dhe GIZ, dhe të financuar nga BE me një kontribut të qeverisë gjermane, EU4LEA do të kontribuojë më tej në progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Në fjalën e tij Gonzato u shpreh se, vetëm duke sjellë rezultate të prekshme do të përmbushim pritshmeritë e qytetarëve shqiptar.

“Progresi në sundimin e ligjit mbetet kryesor për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE, duke kërkuar një përpjekje kolektive të të gjitha institucioneve të drejtësisë. Nga ana tjetër, kjo do të kontribuojë në arritjen e qëllimit tonë përfundimtar: përmirësimin e jetës së njerëzve duke siguruar akses në drejtësi, duke mbrojtur të drejtat e njeriut dhe duke krijuar mundësi të barabarta për zhvillim të qëndrueshëm”, theksoi Gonzato.

Në aktivitet morën pjesë edhe ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë – vende që mbështesin programin – drejtues të institucioneve kryesore të drejtësisë në Shqipëri: prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.