Gonzato: BE në krah të Shqipërisë për Reformën në Drejtësi - Gazeta Express
string(57) "gonzato-be-ne-krah-te-shqiperise-per-reformen-ne-drejtesi"

Gonzato: BE në krah të Shqipërisë për Reformën në Drejtësi

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2024 18:39

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh sot se BE mbështet plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe Reformën në Drejtësi.

Në takimin e projektit “BE për Drejtësinë”, Gonzato vlerësoi se Reforma në Drejtësi e vitit 2016, u mundësoi këtyre institucioneve të japin drejtësi për qytetarët.

Lexo Edhe:

“Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet”, tha ai.