Gomonia shkëputet nga makina që po e tërhiqte dhe përfundon në trotuar, përplas një tjetër mjet - Gazeta Express
string(94) "gomonia-shkeputet-nga-makina-qe-po-e-terhiqte-dhe-perfundon-ne-trotuar-perplas-nje-tjeter-mjet"

Gomonia shkëputet nga makina që po e tërhiqte dhe përfundon në trotuar, përplas një tjetër mjet

Shqiperi

Gazeta Express

08/08/2022 22:05

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shëngjinit. Një gomone e cila po tërhiqej nga një makinë ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur një tjetër makinë.

Për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar, edhe pse në momentin kur rrëshqiti gomonia ka pasur mjaft kalimtar që kanë shpëtuar për mrekulli. Mjeti i lundrimit është bllokuar nga policia kufitare dhe po verifikohet dokumentacioni, ndërsa në momentin e ngjarjes po lëvizte në drejtim të portit.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 dhe raportohet se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit që po tërhiqte gomonen./Gazeta Express