UEFA e ka zgjedhur si golin më të bukur të raundit atë të Florent Hadërgjonajt.
Mbrëmë, u luajtën sfidat e fundit të ndeshjeve të tetorit në Ligën e Kombeve.
Kosova, në tetor luajti sfidat kundër Maqedonisë, Sllovenisë dhe mbrëmë kundër Greqisë.
Nga gjitha sfidat që u luajtën në play-off dhe në fazën e grupeve në Nations League, UEFA e vlerësoi atë të Florent Hadërgjonajt si më të mirin këtë raund.
Hadergjonaj këtë gol e shënoi në ndeshje kundër Maqedonisë së Veriut të vlefshme për gjysmëfinalen e play-off në Ligën e Kombeve, ndeshje të cilën Kosova e humbi 2:1.
Mbrojtësi i ‘Dardanëve’ e shënoi këtë gol pas një gabimi të portierit maqedonas duke e goditur topin nga një largësi prej rreth 30 metrave për ta barazuar rezultatin.
?? ???? Florent Hadergjonaj effort claims GOAL OF THE ROUND title ?#EQbestgoal | @SOCARofficial pic.twitter.com/7PPhXLv8G9
— UEFA Nations League (@EURO2020) October 15, 2020
Florent Hadergjonaj përveç këtij goli, bëri paraqitje fantastike dhe ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës në ndeshjet e muajit tetor. /Gazeta Express/