Hoffenheimi i tre lojtarëve kosovarë është mposhtur në shtëpi nga Mainzi.
Skuadra bardhekaltër u mposht 2-1 nga Mainzi, me Fisnik Asllanin që u rikthye në listën e golashënuesve.
Asllani shënoi në minutën e 23-të për 1-1, me një goditje të fuqishme e të bukur nga distanca, me këmbën e majtë, e cila nuk është këmba e tij e preferuar.
Paraprakisht, Phillip Tietz i Mainzit kishte shënuar para dhjetë minutash për 1-0.
I njëjti shënoi edhe në minutën e 79-të për t’ia dhënë fitoren Mainzit në udhëtim.
Me këtë humbje, Hoffenheimi mbetet tri pikë larg një vendi në Ligën e Kampionëve, me Leipzigun që ka 53 pikë në vendin e katërt, teksa Hoffenheimi mbetet në pozitën e pestë me 50 pikë.
Fisnik Asllani u largua nga loja në minutën e 61-të, teksa Albian Hajdari e kompletoi ndeshjen. Leon Avdullahu u inkuadrua në minutën e 61-të, pasi mungoi shkaku i një lëndimi në ndeshjen e fundit me klubin dhe dy të tjera me kombëtaren./GazetaExpress/