Goli, ‘armiku’ i Realit – Vinicius, Bale, Hazard dhe Rodrygo 8, Ansu Fati 7 - Gazeta Express
string(67) "goli-armiku-i-realit-vinicius-bale-hazard-dhe-rodrygo-8-ansu-fati-7"

Goli, ‘armiku’ i Realit – Vinicius, Bale, Hazard dhe Rodrygo 8, Ansu Fati 7

Gazeta Express

24/09/2020 18:00

Sezoni i ri, Real Madridi i vjetër. Edhe këtë edicion, goli është ‘armiku’ më i madh i Real Madridit.

Sezonin e kaluar, shifrat ishin shokuese, qendërmbrojtësi Sergio Ramos, besoni apo jo, ishte golashënuesi i dytë më i mirë, pas Karim Benzemas.

Lexo Edhe:

Ishte një sinjal se Madridi ka nevojë urgjentisht për lojtarë që e gjejnë rrjetën më shpesh, pas edhe largimit të Cristiano Ronaldos.

Edhe në ndeshjen e parë të sezonit që sapo ka nisur, u vërtetua se Reali i Zinedine Zidane, do të vuajë këtë edicion për gol.

Lojtarët që ka Madridi në skuadër në fazën ofensive, nuk e kanë gjetur shpesh golin edicionin e kaluar, dhe vështirë se mund ta bëjnë këtë edhe këtë edicion.

Një statistikë interesante është fakti se edicionin 2019/20, edhe pse nuk ishte pjesë e ekipit të parë të Barcelonës dhe nuk luajti shumë, Ansu Fati shënoi 7 gola, vetëm një më pak se katërshja e Realit; Vinicius, Bale, Hazard dhe Rodrygo.

Tashmë Bale është larguar, shpresat e Zidane janë te Vinicius, Hazard dhe Rodrygo, por që të tre vuajnë për ta dërguar shpesh topin në rrjetë dhe duket se kjo situatë e Madridit do të vazhdojë deri ditën kur të zbresë në ‘Santiago Bernabeu’ sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe. /Gazeta Express/