Golden State e mposhti Dallasin me rezultat 109:100 në “American Airlines Center” dhe tash e sheh veten vetëm një fitore nga finalja e madhe e NBA-së.
Warriors e rritën avantazhin në serinë finale të konferencës në 3-0 me ndeshje, një avantazh të cilin nuk ka arritur ta rikthejë asnjë ekip ndonjëherë në finale të Konferencës.
Pra, do të jetë e vështirë edhe për Dallasin, pasi Luka Doncic i vetëm nuk mund t’i mposht Warriors.
Doncic i realizoi 40 pikë, ndërsa i pati edhe 11 kërcime, shkruan “Gazeta Express”.
Nga an tjetër, në fitoren e Golden Statet meritat më të mëdha i pati Stephen Curry, i cili e mbylli lojën me 31 pikë e 11 asistime.
Edhe Andreë Wiggins ishte një kontribuues i madh në çerekun e katërt.
Ai në total i shënoi 27 pikë dhe i pati 11 kërcime.
Dueli i katërt në mes të këtyre dy ekipeve do të zhvillohet të martën. /Gazeta Express/