Golden Eagle Ylli ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur turk, Fatih Emre Gezer.
Kështu ka bërë të ditur klubi me anë të një komunikate për shtyp që e ka botuar në orët e vonshme të natës.
Fatih është i njohur si njëri prej trajnerëve më të mirë në Turqi.
Ai në karrirën e tij ka drejtuar disa skuadra në disa shtete, derisa ishte ndihmës trajner i ekipit Pertevniyal Istanbul për periudhën 2011-2015.
Ne periudhën 2014-2016 ai ishte asistenti i parë për ekipin e mirënjohur turk Anadolu Efes, ekip me të cilin arriti në finale të Superligës turke (2015/2016), Top 8 në Euroleague (2015) si dhe ishte fitues i kupës 2015.
Në periudhën 2016-2017 karrierën e vazhdoj në Gjermani si asistent i parë në ekipin e njohur gjerman Alba Berlin me te cilin arriti në finale të Kupës Gjermane 2016 dhe top16 në EuroCup(2016). /GazetaExpress/
Njoftim! Golden Eagle Ylli ka arritur marreveshje me trajnerin e mirenjohur turk Fatih Emre Gezer. Fatih ka nje…
Posted by K.B. Golden Eagle YLLI on Friday, December 18, 2020
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...