Gold AG tregon amanetin që ia kishte lënë Burbuqe Berisha në takimin e fundit - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

28/10/2021 7:11

Gold AG tregon amanetin që ia kishte lënë Burbuqe Berisha në takimin e fundit

Rozë

Gazeta Express

28/10/2021 7:11

Regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha, ka vdekur dje në moshën 51-vjeçare, në objektin e Ministrisë së Kulturës, ku po punonte së fundi, raporton Express.

Pas lajmit për vdekjen e saj, ka pasur reagime të shumta nga kolegë, miq e familjarë të saj.

Lexo Edhe:

Në mesin e atyre që ka reaguar është edhe këngëtari Gold Ag. Ai ka zbuluar amanetin që regjisorja i kishte lënë në takimin e fundit të tyre.

“Herën e fundit kur u pamë në fakultet më the: Më ka porosit një djalë i ri me të pa, ishte i sëmurë në spital e shumë po të dojke. Të thashë kur të duash profesoreshë. Por caktimi i Zotit paska qenë që ti sot të ndahesh nga kjo botë kalimtare. Do të mundohem ta gjejë atë djalë e ta çoj amanetin në vend. Zoti të mëshiroftë Buqe”, ka thënë ai.

Burbuqe Berisha, për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producentë në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” ne vitin 2017 kryetarë e këshillit drejtues te TKK .

Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shume kampanjave bamirës.