Gold AG e konfirmon se po bëhet baba: Fëmijën do ta rris siç thotë feja - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

27/09/2020 14:44

Gold AG e konfirmon se po bëhet baba: Fëmijën do ta rris siç thotë feja

Rozë

Gazeta Express

27/09/2020 14:44

Goldi dhe Ermira po bëhen prindër.

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG gjatë një interviste për Prive e ka konfirmuar se po bëhet baba për herë të parë.

Ai e konfirmoi se ai dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, do të bëhen së shpejti prindër.

“Së pari kam pasur të di a është fëmija shëndosh, kur e kam parë që është shëndosh kam pasur qejf ta di gjininë, por nuk kam pasur qejf të bëj diçka të madhe, të them ‘qëlloi kështu apo qëlloi ashtu’, por nuk desha ta bëj publike, kisha pasur qejf ta mbaj për vete, për arsye që çdo kush që më do e di që gëzohet, por nuk gëzohet çdo kush që më njeh”, u shpreh ai.