Gol për Realin dhe karton i kuq për Cityn - Gazeta Express
string(41) "gol-per-realin-dhe-karton-i-kuq-per-cityn"

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 21:25

Gol për Realin dhe karton i kuq për Cityn

Futboll

Gazeta Express

17/03/2026 21:25

Real Madridi ka kaluar në epërsi në “Etihad”.

Vinicius Jr ka shënuar për 1-0 ndaj Manchester Cityt nga pika e bardhë në minutën e 22-të të ndeshjes.

Vetë Viniciusi e nxori penalltinë, pasi nga goditja e tij, Bernardo Silva e preku topin me dorë në vijën fatale të portës.

Madje, Silva u ndëshkua edhe me karton të kuq, për veprimin e tij.

Momentalisht, Reali po udhëheq 4-0 në rezultatin e përgjithshëm./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement