“Gol nga kundërsulmi”, UEFA e kujton golin e Rexhbeçajt ndaj Suedisë - Gazeta Express
string(65) "gol-nga-kundersulmi-uefa-e-kujton-golin-e-rexhbecajt-ndaj-suedise"

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 15:11

“Gol nga kundërsulmi”, UEFA e kujton golin e Rexhbeçajt ndaj Suedisë

Futboll

Gazeta Express

15/09/2025 15:11

Kombëtarja e Kosovës i kreu angazhimet e shtatorit me një fitore e një humbje.

E pikërisht fitorja ndaj Suedisë po vazhdon të diskutohet pasi ishte një rezultat që, dorën në zemër, jo shumëkush e priste, shkruan “Gazeta Express”.

Derisa goli i Vedat Muriqit dhe bashkëveprimi i tij me Albion Rrahmanin u bë viral gjithandej, UEFA sot e ka kujtuar edhe golin e Elvis Rexhbeçajt.

Edhe në këtë rast Dardanët shënuan nga kundërsulmi pasi futbollisti i Hoffenheimit u shërbye mirë nga Dijon Gallapeni për ta mposhtur portierin suedez.

“Gol nga kundërsulmi”, shkroi UEFA në përshkrimin e videos, të cilën mund ta shihni më poshtë. /Gazeta Express