Gol në “frymën e fundit”, Stones e shpëton Cityn - Gazeta Express
string(45) "gol-ne-frymen-e-fundit-stones-e-shpeton-cityn"

Sport

Gazeta Express

20/10/2024 17:11

Gol në “frymën e fundit”, Stones e shpëton Cityn

Sport

Gazeta Express

20/10/2024 17:11

John Stones ka shënuar gol në minutën e 95-të për fitoren shumë të vështirë të Manchester Cityt ndaj Wolvesit.

Të dielën, kampioni anglez fitoi 2:1, shkruan “Gazeta Express”.

Jorgen Strand Larsen shënoi gol për 1:0 në të mirë të Wolvesit që në minutën e shtatë të ndeshjes.

Josko Gvardiol barazoi në 1:1 në minutën e 33-të, para se Stones të shënonte me asistim të Phil Foden në minutën e 95-të për 2:1.

City i ka 20 pikë nga tetë ndeshje në Premier League dhe vazhdon garën e fortë për titull.

Wolvesi është vetëm i fundit me një pikë./GazetaExpress/