Gol në frymën e fundit për Llapin, Baftiu dënon ish-skuadrën e tij për t'ia marrë tri pikë - Gazeta Express
string(88) "gol-ne-frymen-e-fundit-per-llapin-baftiu-denon-ish-skuadren-e-tij-per-tia-marre-tri-pike"

Sport

Gazeta Express

15/09/2024 17:01

Gol në frymën e fundit për Llapin, Baftiu dënon ish-skuadrën e tij për t’ia marrë tri pikë

Sport

Gazeta Express

15/09/2024 17:01

Përfundim i rëndë për Dritën sot në Podujevë.

Ndonëse ishte skuadër më e mirë gjatë tërë ndeshjes, duke pasur posedim e (gjysmë)raste më shumë, skuadra gjilanase u dënua në fund.

E, sikur një përrallë, golin e fitores për Llapin e shënoi Blend Baftiu, ish-lojtar i Dritës.

Baftiu shënoi në sekondin e fundit të ndeshjes, mirëpo pak me ndihmën e mbrojtësit të Dritës, Mesa, i cili e devijoi topin dhe e pengoi Faton Malokun, i cili dukej se do ta priste topin.

Kështu, Drita pëson humbje në ndeshjen e saj të dytë në Superligë, ndërsa Llapi arrin fitore pas dy humbjeve radhazi.

Skuadra llapjanë zë vendin e pestë me këtë fitore, me 7 pikë të tubuara në pesë ndeshje.

Drita pozicionohet e teta me 3 pikë pas dy ndeshjeve.

Xhiron e ardhshme, Llapi i shkon Ferizajt, derisa Drita e pret Ballkanin në Gjilan./GazetaExpress/