Goditje për Realin: Mbappé dhe Bellingham rrezikojnë Cityn - Gazeta Express
string(57) "goditje-per-realin-mbappe-dhe-bellingham-rrezikojne-cityn"

Sport

Gazeta Express

28/02/2026 17:00

Goditje për Realin: Mbappé dhe Bellingham rrezikojnë Cityn

Sport

Gazeta Express

28/02/2026 17:00

Real Madrid do të përballet me një muaj mars shumë të vështirë, pasi dy nga yjet kryesorë të skuadrës, Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham, pritet të mungojnë në ndeshjen e parë ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Bellingham pësoi dëmtim në fillim të ndeshjes ndaj Rayo Vallecanos dhe, sipas raportimeve fillestare, do të humbasë përballjen e parë kundër kampionëve anglezë. Por lajmi i keq nuk ndalet këtu. Edhe Mbappé ka ndalur përfundimisht për shkak të problemeve në gju që e kanë shqetësuar prej javësh, duke munguar fillimisht në takimin ndaj Benficas.

Sipas “Cadena SER”, sulmuesi francez do të qëndrojë jashtë për rreth tre javë, çka e përjashton nga dueli i parë në “Santiago Bernabéu”. Ekziston shpresa që ai të rikthehet për ndeshjen e kthimit, por për momentin prania e tij mbetet në dyshim.

Kujtojmë se Mbappé ishte protagonist sezonin e kaluar ndaj Cityt, duke realizuar një “hat-trick” në fazën “play-off”, një performancë që tifozët madrilenë shpresojnë ta shohin sërish në momentin më vendimtar të sezonit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement