Goditje e rëndë për Barçën, Lewandowski do të mungojë ndaj Atleticos - Gazeta Express
string(67) "goditje-e-rende-per-barcen-lewandowski-do-te-mungoje-ndaj-atleticos"

Sport

Gazeta Express

02/03/2026 15:15

Goditje e rëndë për Barçën, Lewandowski do të mungojë ndaj Atleticos

Sport

Gazeta Express

02/03/2026 15:15

Lajm i keq për Barcelonën para ndeshjes vendimtare të kthimit gjysmëfinale të Copa del Rey kundër Atlético Madridit.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski nuk do të jenë në dispozicion për këtë sfidë, pasi e ka pësuar një frakturë në orbitën e syrit të majtë gjatë ndeshjes së fundit të La Ligas ndaj Villarrealit.

Barcelona zyrtarisht konfirmoi se ekzaminimet mjekësore e zbuluan dëmtimin, dhe ai do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Atleticos në Spotify Camp Nou, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell “Gazeta Express”.

Në minutën e fundit të ndeshjes ndaj Villarrealit, Lewandowski u përplas aksidentalisht me mbrojtësin kundërshtar dhe pësoi trauma në zonën e fytyrës.

Edhe pse ai vazhdoi të luante dhe shënoi gol në atë sfidë, testet e mëvonshme konfirmuan se goditja e kishte shkaktuar një frakturë.

Ky dëmtim vjen në një moment kyç, pasi Barcelona duhet ta përmbysë humbjen 0:4 nga ndeshja e parë për ta arritur finalen e Kupës së Mbretit.

Pa Lewandowskin, trajneri Hansi Flick do të duhet të gjejë alternativa sulmuese, ndërsa Ferran Torres duket si një nga emrat kryesorë për ta marrë vendin e sulmuesit polak.

Lewandowski bashkohet me një listë të gjatë mungesash për Barcelonën — përfshirë lojtarë si Frenkie de Jong, Andreas Christensen dhe Gavi — si dhe Eric García që është i pezulluar, duke e bërë detyrën ndaj Atleticos edhe më të vështirë.

Sipas mediave spanjolle, Lewandowski mund të synojë të kthehet pas rikuperimit, duke e përdorur një maskë mbrojtëse, për ndeshjen kampionale kundër Athletic Club, nëse gjendja e tij përmirësohet. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement