Goditja e SHBA-së ndaj Kosovës për shkak të Kurtit, Hoti: Shumë keq, para 5 vitesh ishim në Shtëpi të Bardhë - Gazeta Express
string(105) "goditja-e-shba-se-ndaj-kosoves-per-shkak-te-kurtit-hoti-shume-keq-para-5-vitesh-ishim-ne-shtepi-te-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 14:25

Goditja e SHBA-së ndaj Kosovës për shkak të Kurtit, Hoti: Shumë keq, para 5 vitesh ishim në Shtëpi të Bardhë

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 14:25

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur lajm shumë të keq suspendimin e dialogut të planifikuar strategjik me Kosovën, vendim i bërë publik para pak minutash nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Hoti ka kujtuar se Kosova para pesë vitesh ishte në Shtëpinë e Bardhë derisa tashmë përballet me një goditje të tillë nga SHBA. Ish-kryeministri shkruan se Kosova nuk e meriton këtë lidership.