string(108) "goditja-e-rrjetit-te-trafikimit-te-armeve-nga-kosova-proda-deshmi-e-vendosmerise-kunder-krimit-te-organizuar"

Shqiperi

Gazeta Express

31/05/2025 13:00

Goditja e rrjetit të trafikimit të armëve nga Kosova, Proda: Dëshmi e vendosmërisë kundër krimit të organizuar

Shqiperi

Gazeta Express

31/05/2025 13:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda u ka dërguar një mesazh falënderimi efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ku i përgëzoi për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në operacionin e koduar “Puzzle”, i cili çoi në goditjen e një rrjeti të trafikimit të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Në mesazhin e tij, Proda vuri në dukje se finalizimi me sukses i operacionit është një dëshmi konkrete e angazhimit dhe përkushtimit të strukturave të Policisë.

“Arrestimi i 10 shtetasve dhe sekuestrimi i 14 armëve të zjarrit tregojnë se Policia e Shtetit është e vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe armëmbajtjes pa leje”, tha Proda.

“Shpreh vlerësimin tim të plotë për oficerët dhe agjentët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe të Forcës Operacionale, si dhe për drejtuesit e DVP Tiranë, për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyer me Prokurorinë e Tiranës”, shprehet Proda në mesazhin e tij.

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, shton se “këto janë rezultatet që prodhojnë më siguri, rrisin besimin e qytetarëve dhe japin një mesazh të qartë për çdo individ apo grup që cenon rendin publik, jetën dhe pronën e qytetarëve”.

“Policia e Shtetit vijon të punojë çdo ditë për një Shqipëri më të sigurt, veçanërisht në prag të sezonit turistik, që duhet të jetë një pasaportë sigurie për të gjithë vizitorët dhe turistët nga mbarë bota”, e mbyll kështu mesazhin e tij, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.